Rajon-Botë

Rajon-Botë

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin me pesë të vrarë në Filipine

Publikuar më 29 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pesë persona, përfshirë tre ushtarë, janë vrarë në një shpërthim që ndodhi në pjesën jugore të Filipineve. Përgjegjësinë për këtë shpërthim e mori grupi i Shtetit Islamik, duke thënë se ai ishte sulm vetëvrasës.

Zyrtarët e ushtrisë së Filipineve thanë se krahu i ISIS-it në këtë shtet, i quajtur "Abu Sayyaf", besohet se qëndron prapa sulmit që ndodhi në ishullin e Jolos të premten. Në këtë sulm gjithashtu u plagosën nëntë ushtarë.

Grupi i Shtetit Islamik tha se ky shpërthim ishte rezultat i punës së dy sulmuesve vetëvrasës.

Filipinet e kanë rinisur fushatën kundër militantëve në ishullin e Jolos këtë vit pasi një sulmues i dyshuar vetëvrasës e kreu një sulm në një kishë katolike në janar, duke lënë të vdekur 21 persona.

Ky shtet është bazë e shume grupeve të armatosura, disa prej të cilave janë pjesë e kryengritjes së gjatë që ka për qëllim krijimin e një vendi me shumicë myslimane në rajonin ku pjesa më e madhe e popullsisë i përkasin besimit të krishterë, shkruan "The Guardian", transmeton Gazeta Express.