Rajon-Botë

Rajon-Botë

Basha: Dhuna dhe viktimat i shërbejnë vetëm Edi Ramës

Publikuar më 30 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference që ka mbajtur sonte në selinë blu, ku kanë mbetur dhe pak orë nga votimet e 30 qershorit, ka pohuar se ky regjim është plagosur dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

"Ky regjim është plagosur dhe do të rrëzohet shumë shpejt. Ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, dhuna është i vetmi mjet për ta hequr. Unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Forca jonë është te këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë. Asnjë rezultat dhe pushtet politik që del nga dhuna nuk ka sjellë gjë të mirë për popujt. Nga dhuna nesër nuk përfiton askush veç Edi Ramës. Dhuna dhe viktimat i shërbejnë vetëm Edi Ramës", ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin.

"Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja dhe izolimi i tij", tha Basha. (Ora Nesws)