Rajon-Botë

Rajon-Botë

Deputeti i PS: Presidenti Meta do të shkarkohet në shtator

Publikuar më 10 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti, që ishte dhe relatori i raportit përfumdimtar në Kuvend që u votua dje dhe i hapi rrugë shkarkimit te Presidentit, ka treguar se dhe sa ditë mund të qëndrojë në zyrë Ilir Meta.

Shameti u shpreh se nga dje ka nisur puna e Komisionit Hetimor dhe shtoi se deri në shtator do të publikohet raporti përfundimtar ku do të kërkohet dhe shkarkimi i Metës.

"Komisioni nisi punën që dje, mendoj se për tre muaj do të përfundojë nga puna dhe në shtator do të kemi raportin përfundimtar ku do të kërkohet shkarkimi i Presidentit", tha deputeti i PS.