Rajon-Botë

Rajon-Botë

Merkel: Asnjë shqetësim, jam në formë për përmbushjen e detyrës

Publikuar më 11 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur pas dridhjeve që pësoi për herë të tretë brenda muajit, duke deklaruar se është në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve të saj.

"Nuk ka nevojë për t'u shqetësuar", deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Merkel thotë se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

"Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime", theksoi ajo, transmeton ksp.

Kjo e sotmja ishte hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin "Bellevue" në Berlin.