Rajon-Botë

Rajon-Botë

Ali Ahmeti-Haradinajt: Jam i sigurt që do të ngadhënjesh

Publikuar më 20 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas marrjes së një ftese për paraqitje në Gjykatën Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Ahmeti u shpreh i bindur që Haradinaj  më së miri edhe këtë herë do ta dëshmojë luftën e drejtë të popullit për liri, demokraci, pavarësi.

Statusi i tij i plotë:

Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!? U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhënjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhënjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të radhës.

Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi.