Rajon-Botë

Rajon-Botë

Britania e Madhe kërcënon Iranin me sanksione

Publikuar më 22 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Bllokimi i "Stena Impero" në ngushticën e Hormusit ngjall shqetësim ndërkombëtar dhe nxit kritika të ashpra ndaj Iranit. Gjermania dhe Franca kërkojnë lirimin e "menjëhershëm" të saj. Britania kërcënon Iranin me sanksione

Në grindjen mes dy vendeve shkaku janë dy anije.  Fillimisht britanikët bllokuan një anije iraniane cisternë në Gjibraltar. Irani menjëherë pas kësaj konfiskoi një anije britanike. Londra kërcënon me sanksione.

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe Hunt mund të shpallë masa diplomatike dhe ekonomike, njofton "Daily Telegraph". Ndër këto masa mund të jetë edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, sipas këtyre njoftimeve, mund të insistojë, që të rivendosen sanksionet e OKB-së dhe të BE-së kundër. Sanksionet u shfuqizuan më 2016 pas marrëveshjes atomike me Iranin.

Britania e Madhe i këshillon anijet tregtare britanike, tani për tani t'i shmangen këtij kalimi të rëndësishëm detar kryesisht për tregtinë mbarëbotërore të naftës. Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt, shkruante (20.0) në Twitter, që ky veprim i Iranit është "një shenjë shqetësuese", se Irani "mund të ndjekë një shteg të rrezikshëm të qëndrimit ilegal dhe destabilizues". "Reagimi ynë do të jetë i menduar mirë, por robust", deklaroi ai.

Ministria e Jashtme në Berlin i bëri thirrje "insistuese" Teheranit, që ta "lirojë menjëherë" anijen cisternë, e cila lundron nën flamurin britanik. "Qeveri Gjermane e dënon ashër bllokimin e anijes tregtare në Gji", deklaroi një zëdhënës i ministrisë. "Kjo është një ndërhyrje e pajustifikueshme ndaj një lundrimi civil,  gjë që e ashpërson edhe më tej gjendjen e tensionuar." Një tjetër përshkallëzim, sipas deklaratës, "do t'i minonte të gjitha përpjekejt që po vazhdojnë për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale."

Ngjashëm është shprehur edhe Franca. Ministria e Jashtme në Paris e dënoi rreptë bllokimin e anijes britanike dhe shprehu "shqetësim të madh" për incidentit.

Edhe SHBA e dënuan veprimin e palës iraniane në ngushticën e Hormusit. Uashingtoni deklaroi, se do ta përforcojë edhe më shumë praninë ushtarake të SHBA-së në rajonin e Gjirit. Për herë të parë që nga viti 2003 do të dislokohen sërish trupa të SHBA-së në Arabinë Saudite. Mediat amerikane bëjnë fjalë për 500 forca. (DW)