Rajon-Botë

Rajon-Botë

Franca sërish goditet nga i nxehti

Publikuar më 24 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qyteti francez i Bordosë është goditur nga temperatura më e lartë, që nga fillimi i regjistrimit të temperaturës nga ana e njeriut. Të martën, në këtë qytet francez është regjistruar temperatura 41.2 Celcius.

Evropa perëndimore po ballafaqohet me valën e dytë të nxehtësisë këtë verë. Metereologët parashikojnë se në ditët e ardhshme, i nxehti do të përfshijë edhe Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën, transmeton rel.

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Claire Nullis, tha se tha se valët e nxehtësisë "janë pasojë e ndryshimeve klimatike".

Pjesa më e madhe e Francës ka lëshuar alarm portokalli - niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit.

Të dhënat nga fundi i shekullit të 19-të tregojnë se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur me rreth një shkallë që nga industrializimi.

Një institut klimatologjik në Potsdam, Gjermani, thotë se pesë verat më të nxehta të Evropës, që nga viti 1500 kanë qenë të gjitha në shekullin e 21-të.