Rajon-Botë

Rajon-Botë

Më shumë se 50 të vdekur në protestat e burgjeve në Brazil

Publikuar më 06 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Më shumë se 50 persona janë vrarë gjatë trazirave në një burg në veri të Brazilit.

16 prej të vdekurve thuhet se u është prerë koka. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Altamiras.

Incidenti është vazhdim i dhunës nëpër burgje të Brazilit. Këto incidente ka muaj që po zgjasin. Dhuna po ndodh si pasojë e rivalitetit mes bandave. Ndërsa përplasjet në këtë incident kishin si shkak mosmarrëveshjet mes anëtarëve të të njejtit grup të njohur me emrin Familja e Veriut.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë se nuk po merr aspak masa për parandalimin e dhunës.