Rajon-Botë

Rajon-Botë

Pompeo: SHBA do të rikthejë demokracinë në Venezuelë

Publikuar më 04 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se vendi i tij do të bëjë gjithçka për të rikthyer demokracinë në Venezuelë.

"Donald Trump ka thënë mjaft qartë, se ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që të gjithë banorët e Venezuelës të fitojnë demokracinë", tha Pompeo në forumin e Klubit Ekonomik të Uashingtonit.

Ai shtoi se "sot jemi më afër sesa ishim disa muaj më parë".

"SHBA-ja ndërtoi një koalicion të shkëlqyeshëm në rajon me anëtarët e bllokut rajonal të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) dhe grupit Lima, një grup prej 12 vendeve të Amerikës Latine që përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën e Venezuelës", tha kryediplomati amerikan.

SHBA-ja mbështeti udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, kur ai u vetëshpall president i Venezuelës, një veprim i përkrahur nga shumica e vendeve të Amerikës Latine.

Trazirat politike kanë vazhduar në Venezuelë midis Maduros dhe Guaidos që nga 10 janari.