Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trumpi viziton Teksasin dhe Ohajon pas sulmeve të rënda - u prit me protesta

Publikuar më 08 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Teksasin dhe Ohajon pas sulmeve të armatosura që u morën jetën 31 personave.

Në Teksas 22 persona u vranë pasi u shenjestruan nga një njeri i armatosur, ndërsa në Ohajo u vranë 9 persona, shkruan tch.

Me qindra protestues, disa prej të cilëve mbanin në duar slogane si "Trumpi është racist" dhe "Kthejeni mbrapsht", u mblodhën nën diellin përvëlues në një park për të dënuar Trumpin dhe prezencën e tij në El Paso.

Në Ohajo, Trumpi ai vizitoi të mbijetuarit në spital. Ai tha se ishte i shqetësuar për rritjen e urrejtjes mes grupeve të ndryshme racore, etnike.

Në Teksas, Kongresistja Demokratike që përfaqëson El Pason, Veronica Escobar, nuk pranoi ta takonte presidentin Trump me argumentin se ai ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit duke shkaktuar fyerje dhe dhimbje në vendin që ajo drejton.