Rajon-Botë

Rajon-Botë

Përmbytjet masive marrin jetën e 270 personave në Indi

Publikuar më 15 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

India është përfshirë në përmbytje masive të cilat deri tani kanë marrë jetën e 270 personave si dhe kanë detyruar të evakuohen mbi një milion persona.

Autoritet thanë se përmbytjet masive kanë përfshirë 6 shtete si shkak i reshjeve të dendura të shiut që kanë dy javë të cilat kanë përfshirë të gjithë Indinë.

India "goditet" nga shirat nga qershori në shtator, duke përmbytur zona të tëra rurale. Në këtë vend, si rrjedhojë shirave dhe përmbytjeve, shkaktohen viktima për çdo vit.

Shtetet e Kerala dhe Karnataka në jug, së bashku me Maharashtra dhe Gujarat në perëndim, ishin ndër më të goditurit nga përmbytjet e fundit, që dëmtuan rrugët dhe linjat hekurudhore.