Rajon-Botë

Rajon-Botë

Sipas mediave, Trump e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Grenlandës nga Danimarka

Publikuar më 17 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mediat amerikane po raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka diskutuar me ndihmësit e tij, mundësinë e blerjes së Grenlandës nga Danimarka, megjithëse disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë thonë se biseda nuk ishte serioze.

Wall Street Journal më 15 gusht raportoi se Trump "ka shprehur vazhdimisht interes" për blerjen e Grenlandës, një territor autonom danez.

"Trump ka pyetur këshilltarët nëse SHBA-ja mund të përvetësojë Grenlandën, e vlerësuar si territor me interes për burimet e saja të shumta dhe rëndësinë gjeopolitike dhe, sipas dy burimeve, Trump ka kërkuar nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që të shqyrtojnë idenë", raportoi WSJ.

Raporti, duke përmendur burime pa emër, thotë se disa nga këshilltarët e Trump e kanë mbështetur idenë si një veprim të mirë ekonomik, ndërsa "të tjerët e hodhën poshtë atë".

Grenlanda ka një popullsi prej rreth 56.000 njerëz dhe është një pjesë vetë-qeverisëse e Danimarkës. Pushteti vendor merret me punët e brendshme, por politikat e jashtme dhe ato të sigurisë trajtohen në Kopenhagë.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një bazë masive ushtarake në Grenlandë.

Zyrtarët amerikanë ose danezë nuk e komentuan menjëherë raportet.

Në vitin 1946, Shtetet e Bashkuara u ofruan të blinin ishullin gjigant nga Danimarka për 100 milion dollarë, por marrëveshja u refuzua