Rajon-Botë

Rajon-Botë

Pacolli përplaset me Daçiç: Përralla të tjera tregoni në Beograd dhe të tjera para evropianëve

Publikuar më 01 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

Në këtë takim Pacolli dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç janë përfshirë në një debat të ashpër.

Pacolli reagoi ndaj përpjekjeve të shefit të diplomacisë serbe për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të 'shtypur' Kosovën në një forum kaq prestigjioz.

Pacolli: Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu. Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë.

Duke ju referuar dialogut me Serbinë dhe pretendimeve serbe, Pacolli tha me vendosmëri se Plani Ahtisaari ishte maksimumi i lëshimeve që Kosova i ka bërë Serbisë në të gjithë planet.

Pacolli kujtoi se statusi që ka sot Kosova ka legjitimitet të plotë ndërkombëtar, madje është pranuar edhe prej shteteve që e kundërshtojnë pavarësinë sot.