Rajon-Botë

Rajon-Botë

Mbretëresha miraton ligjin që ndalon Brexitin pa marrëveshje

Publikuar më 10 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar miratoi formalisht ligjin që ia ndalon Qeverisë së kryeministrit Boris Johnson të përfundojë daljen nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, deri më 31 tetor.

"Projektligji mbi tërheqjen e BE-së ka marrë pëlqimin mbretëror", njoftoi Dhoma e Lartë britanike në "Twitter".

Miratimi i mbretëreshës ishte etapa e fundit e nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij teksti që synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje.