Rajon-Botë

Rajon-Botë

Mbahet tryeza e OSBE-së për reformën zgjedhore, merr pjesë dhe opozita

Publikuar më 25 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

OSBE do të mbajë sot tryezën për reformën zgjedhore. Konferenca me temë "Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë" pritet të nisë në orën 09:30.

Ambasadori, Bernd Borchardt, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do të mbajnë fjalën hyrëse.

Pjesë e tryezës do të jetë dhe opozita e bashkuar e cila do të përfaqësohet në nivel teknik nga Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.