Rajon-Botë

Rajon-Botë

Jacques Chirac vdes në moshën 86-vjeçare

Publikuar më 26 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i 22-ë i Republikës së Francës, Jacques Chirac (Zhak Shirak), ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare. Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar dhëndri i tij Frederic Salat-Baroux.

Në vitin 2010, Chirac ka qenë i shtruar në spitalin Pitie-Salpetriere, në Paris, për shkak se vuante nga një infeksion pulmonar, raportojnë mediat franceze, transmeton Koha.net. Për të njëjtën arsye, ai ishte shtruar në këtë spital edhe në dhjetor të vitit 2015 dhe shtator të 2016.

I lindur më 29 nëntor 1932, ai është dobësuar fizikisht vjetët e fundit. Jacques Rene Chirac ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale kundër Lionel Jospinit më 7 maj 1995, dhe është rizgjidhur më 5 maj 2002 kundër Jean-Marie The Pen.