Rajon-Botë

Rajon-Botë

Italia ul me ligj numrin e deputetëve nga 630 në 400

Publikuar më 09 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një "po" përfundimtare erdhi dje nga Dhoma e Deputetëve, për uljen e numrit të parlamentarëve.

Projektligji kushtetues që zvogëlon numrin e deputetëve nga 630, që janë aktualisht, në 400 dhe të senatorëve nga 315 në 200, u miratua përfundimisht në Montecitorio me 553 vota pro, 14 kundër dhe dy abstenime. Duke qenë një projektligj kushtetues, kërkohej një shumicë absolute e anëtarëve të Kuvendit, e barabartë me 316 vota.

"Parlamenti aprovoi projektligjin kushtetues për të ulur numrin e parlamentarëve. Një reformë, që ndikon në kostot e politikës dhe e bën funksionimin e Dhomave më efikase. Një hap konkret për të reformuar institucionet tona. Për Italinë është një ditë historike", u shpreh në Twitter presidenti i Këshillit, Giuseppe Conte.

"Një reformë historike, një fitore shumë e madhe për qytetarët italianë!" - tha Luigi Di Maio para Dhomës së Deputetëve. "Kjo është fitorja juaj", - vazhdoi ai, duke iu drejtuar disa prej përkrahësve, që kishin ardhur për të kremtuar reformën/ANSA.