Rajon-Botë

Rajon-Botë

Rrëfimi i afganes që arriti të bëhet kryetare komune – fitoi garën ndaj 25 meshkujve

Publikuar më 12 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zarifa Ghafari ka arritur që në mesin e 26 kandidatëve të fitojë postin e kryetares së një komune në Afganistan, megjithatë pranon se pret që ndaj saj të kryhet ndonjë atentat.

Por, ky fakt atë për asnjë moment nuk e ka frikësuar. Bëhet fjalë qyteti Maidan Shar ka 35 mijë banorë dhe gjendet në provincën Vardak.

Në ditën e parë të punës mbante mjetin e identifikimit me emër dhe fotografinë ku kishe pozuar me shami të kuqe, ndërsa gjatë fushatës ishte paraqitur me sloganin ekologjik "ta mbajmë qytetin tonë të pastër".

Ghafari është e vetëdijshme që gjendet në vijën e parë të luftës për të drejtat e grave në Afganistan, por shumë bashkëqytetarë të saj shpesh pyesin se çfarë do të ndodhte nëse në qeveri do të vinin konservatorët.

"Puna ime është t'i bëjë të tjerët të besojnë në të drejtat dhe fuqinë e gruas", ka shkruar ajo Twitter.

Por, Ghafari nuk është gruaja e parë që ka marrë postin e një mashkulli, që tradicionalisht praktikohej në shoqërinë e këtij vendi patriarkal. Më parë poste të rëndësishme kanë mbajtur gratë siç është rasti i një guvernatoreje në Daiundi dhe Bamiji, provinca këto që sipas banorëve lokalë janë tolerantë kur është puna të barazia gjinore.

Për dy vite qytetin Nil në Daiundi e ka udhëhequr një femër, por më pas ka udhëtuar për në SHBA, ku vendosi ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë ndryshe është me Vardakun që njihet si një provincë konservative, ku përkrahja e talebanëve në këtë rajon është aq e madhe sa që rrugët kryesore nuk janë të sigurta për kalim as për civilët.

Gjatë vitit të kaluar në shkollën e vetme të mesme në Maidan Shar, vetëm dy vajza janë diplomuar nga 13 sa ishin në total. E para se Gafari të bëhej kryetare komune, femra e vetme në këtë qytet që ka pasur ndonjë post publik, përveç mësueses, ka qenë menaxherja e një qendre për gra. Por, as ajo nuk ka pasur guxim ta jetoj atje, pasi u zhvendos në Kabul dhe çdo ditë udhëtonte.

Pothuajse në të njëjtën mënyrë jeton edhe Gafari dhe atë për shkaqe sigurie. Për kryetare komune ajo ishte nominuar gjatë vitit të kaluar nga presidenti Ashraf Gani. Por, ajo ishte detyruar ta mbaj "peng" postin për një kohë, pasi qysh në ditën e parë të punës kur është futur në zyrë, objekti i komunës është sulmuar nga burrat e mllefosur që mbanin armë dhe gurë në duar. Kështu organet e sigurisë janë detyruar të dërgojnë njësi të shumta për ta shpëtuar dhe nxjerr nga qyteti.

"Ka qenë dita më e keqe në jetën time", ka shtuar ajo duke treguar momentet e tmerrshme që i kishte përjetuar në ditën e parë të punës si kryetare komune.

Demonstruesit vazhdimisht brohorisnin që ajo të mos kthehet, e siç tregon ajo në mesin e tyre kishte edhe bashkëpunëtorë të Mohammad Arif Sha Sahan, guvernatorit të Vardakut. Ajo madje e kishte akuzuar për organizimin e protestave, ndërsa vazhdimisht e kundërshtonte haptazi emërimin e saj. Kështu një ditë ajo u detyrua ta braktis qytetin, por jo në qetësi.

"Kam bërtitur aq shumë sa që mendova se do të mbes pa zë", ka treguar ajo, transmeton Telegrafi.

U nis drejt pallatit presidencial në Kabul dhe aty u tha zyrtarëve se nuk do të heq dorë aq lehtë.

"U thash se do t'i realizojë qëllimet e mia, qoftë nevoja t'i vë vetes flakën para pallatit. Nuk ka qenë një kërcënim i rremë", ka shtuar ajo.

Beteja e saj zgjati nëntë muaj, por në fund arriti të rikthehet kur guvernatori Jahan dha dorëheqje, por edhe për shkak se ajo fitoi përkrahjen e mediave dhe shoqërisë. Por, kjo nuk nënkuptonte se problemet kanë marrë fund. Përkundrazi. Kjo u dëshmua shpejtë gjatë vizitës së saj në Maidan Shar. Ditën e parë të punës e filloi me 20 zyrtarë komunalë, të gjithë meshkuj. Në fakt ajo kishte tentuar ta filloi mbledhjen pasi shumica ishin vonuar, e disa i mbanin sytë te telefonat mobil dhe nuk dëshironin ta dëgjonin duke folur.

Por, kur e kuptoi se po e injorojnë filloi të bërtet: "Është takim zyrtar, nëse keni obligime private, mund të shkoni". Aty ndryshoi gjithçka dhe të gjithë filluan ta dëgjojnë çfarë po fliste.

"Shkoni tani dhe kryeni detyrat tuaja", u tha të pranishmëve pas përfundimit të takimit.

E kur doli në rrugë i ftoi punëtorët e pastrimit dhe disa bashkëpunëtorë që të mbledhin mbeturinat siç ishte edhe slogani i fushatës së saj "Qyteti i pastër, qyteti i gjelbër". Gazetarët e ndiqnin pas çdo hap, kurse ajo lëvizte pa truproja edhe pse do të duhej t'i kishte të paktën dy, kjo ishte edhe arsyeja pse nuk ndihej e sigurtë.

Të nesërmen në tregun e qyteti një grup burrash dhe të rinjsh u mblodhën sapo ajo u shfaq para tyre, shumica prej tyre filluan të qeshin me të. Por, ajo nuk u dorëzua për asnjë çast, përkundrazi u bërtiste që të mbledhin mbeturinat nëpër rrugë - që të kenë një ambient më të pastër.

"Është qyteti ynë, duhet ta mbajmë të pastër. Këtë nuk mund ta arrij pa ndihmën e juaj", vazhdimisht u thoshte masës që nuk e përfillnin.

Disa e përqeshën por kishte edhe prej atyre që i morën qeset, e aty u gjend edhe një femër e mbuluar e tëra me burkë. Disa orë më vonë Gafari u kërkoi falje gazetarëve për agresivitetin e shfaqur para qytetarëve.

"Kur një grua dëshiron të punojë në një shoqëri konservatore, duhet ta fsheh natyrën e saj. Duhet të jetë e rreptë, përndryshe askush nuk do ta dëgjojë. Duhet t'ua dëshmojë që femrat nuk janë të dobëta", transmeton Telegrafi.

Ajo është anëtare e Pashtunit, që e përbën shumicën në kuvendin e komunal të Vardakut, e bija e profesoreshës në një shkollë të mesme dhe e kolonelit të njësisë speciale, nuk është e martuar dhe i ka 26 vjet, gjë që sipas traditës afgane ajo tashmë do të duhej të kishte fëmijë. Por, ajo thotë se tashmë ka pranuar kërcënime me vdekje nga talebanët dhe nga pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS.

"E di se do të më vrasin, por nuk janë ata nga të cilët kam frikë", ka thënë ajo, duke shtuar se krimi i organizuar dhe korrupsioni do t'i kushtojnë shtrenjtë.

"Mafia është ajo që vërtetë më frikëson. Disa prej tyre më janë ofruar duke me thënë se do të më shkrepin një plumb në kokë nëse nuk largohem nga ky vend", ka shtuar ajo.

Por, ajo kurrë nuk kishte besuar se do të fitojë një punë në shërbimin publik. Ajo studio dhe diplomoi në Indi, e kur vitin e kaluar u rikthye në vendlindje, kishte përkrahjen e familjes që e inkurajuan të merret me politikë. Dhe është interesant fakti se kur i është kumtuar lajmi se është zgjedhur kryetare e Maidan Sharit, ajo gjendej në Indi.

"Nuk kam besuar se do të mund ta fitojë këtë post pasi që nuk kam para as ndonjë mbështetje në politikë. Por, kur e fitova e dija se do të punojë shumë që ta ndryshojë për të mirë shoqërinë.