Rajon-Botë

Rajon-Botë

Merkeli kërkoi nga Turqia që ta ndërpresë ofensivën në Siri

Publikuar më 18 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Turqia duhet ta ndërpresë operacionin e saj ushtarak në pjesën veriore të Sirisë, që sjell vuajtje të reja në shtetin tashmë të shkatërruar nga lufta, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në Parlament.

Ajo përsëriti edhe se Gjermania ndalon shitjen e armëve për Turqinë, që këtë vit u rrit në nivel rekord.

Merkeli në fjalimin e saj para deputetëve tha se ofensiva turke do të sjellë pasiguri të re në rajon dhe në Evropë në kontekst të Shtetit Islamik.

"Sukseset paraprake në luftën kundër atij grupi radikal, në masë të madhe që u arritën me ndihmën e forcave kurde, mund të asgjësohen", theksoi Merkeli.

Ajo njëkohësisht e theksoi edhe faktin se Turqia ka pranuar rreth 3,6 milionë refugjatë sirianë, me çka i ndihmon Evropës.

Edhe krahas asaj që Merkeli bëri të ditur se do të ndalojë që t'i shesë armë Turqisë, nuk kërkoi sanksione shtesë. Gjermania në tetë muajt e parë të këtij viti i shiti armë Turqisë për 250,4 milionë euro, që është shuma më e lartë që nga viti 2005.

Turqia më 9 tetor filloi ofensivë në Siri drejtë milicive kurde për të cilat thuhet se kanë lidhje me Partinë Punëtore Kurde (PPK), e cila disa dekada është në përleshje me Ankaranë.