Rajon-Botë

Rajon-Botë

Këto janë qëndrimet e Amerikës dhe Rusisë karshi Kosovës dhe Serbisë

Publikuar më 25 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Bocan-Harchenko dhe Zëvendësambasadori amerikan në Beograd, Gabriel Escobar ranë dakord në deklaratat për Novosti se zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të jetë rezultat i një kompromisi.

Duke iu përgjigjur të njëjtave pyetje në lidhje me dialogun Beograd - Prishtinë, ata theksuan se të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje, me ndihmën e akterëve ndërkombëtarë.

I pyetur nëse përfaqësuesit e SHBA-ve, Rusisë dhe fuqive të tjera botërore duhet të përfshihen në dialog përveç BE-së, Harchenko tha se Rusia nuk i sheh të gjitha parakushtet e nevojshme për negociata efektive tani për tani.

Ai thekson se çështja e Kosovës duhet të trajtohet në mënyrë rigoroze në kornizën ligjore ndërkombëtare, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Moska mund të marrë pjesë në këtë proces, por vetëm nëse do të kishte interes dhe ftesë të përshtatshme nga Beogradi", tha ambasadori rus.

Escobar mendon se është e rëndësishme që të dy palët të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t'u rikthyer në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai shton se në mënyrë të pashmangshme do të kenë nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur qëllimet e tyre të dëshiruara dhe se SHBA-të, së bashku me partnerët evropianë janë në mbështetje të palëve.

Escobar deklaron se është logjike që Brukseli ka marrë në drejtim dialogun, duke marrë parasysh që të dy palët synojnë anëtarësimin në BE.

Ai shton se të tjerët që duan të mbështesin dhe shtyjnë procesin duhet të ndihmojnë gjithashtu në masën në të cilën palët negociuese dëshirojnë ndihmën e tyre.

"Ajo që më shqetëson mua janë qëllimet e vërteta të disave që tani po ofrojnë ndihmë. A interesohen ata që Serbia të arrijë qëllimin e saj dhe të anëtarësohet në BE? A e kuptojnë ata se status quo është një lloj kënete që do të vazhdojë largimin tragjk të të rinjve nga Serbia pafundësisht? Apo ndoshta ata shohin disa mundësi politike dhe ekonomike mbi qëndrueshmërinë rajonale? A janë ata gati të përvjelin mëngët dhe të bëjnë çmos për t'i ndihmuar palët?", pyeti Escobar.

I pyetur nëse vendet e tyre do të mbështesin ndryshimin e kufijve nëse bien dakord palët, Harchenko thekson se nuk mund të ketë korrigjim të kufijve sepse Rusia nuk e njeh Kosovën, duke shtuar se Kosova është pjesë e Serbisë.

Escobar thotë se kjo është çështje për Kosovën dhe Serbinë dhe thekson se SHBA-të do të konsiderojnë seriozisht çdo marrëveshje që plotëson kërkesat për të qenë e zbatueshme, e përherëshme dhe nuk prodhon paqëndrueshmëri në vend ose rajon.

Ai shton se SHBA është e vetëdijshme se një kompromis nuk është e lehtë për t'u arritur.

"Thelbi i kompromisit është të heqësh dorë nga diçka, por edhe të marrësh diçka. Siç thotë presidenti Vuçiq shpesh, nuk ka asnjë alternativë tjetër të arsyeshme", tha Escobar.

I pyetur nëse është e nevojshme që Serbia të njohë Kosovn, Harchenko tha se Moska do të mbështesë çdo mundësi dakordimi midis Kosovës dhe Serbisë dhe kujton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të aprovojë vetëm një zgjidhje kompromisi.

Escobar kujton qëndrimin e Presidentit amerikan Donald Trump se "njohja e ndërsjelltë duhet të jetë thelbi i çdo marrëveshje".

Ai gjithashtu citon edhe deklaratën e të dërguarit të Trump, Richard Grenell, i cili tha se e bëri të qartë se Uashingtoni është i përqëndruar në ndimë ndaj rajonit.