Rajon-Botë

Rajon-Botë

“Merrni masa para se të ketë ndonjë viktimë në parlament”, Ruçi-Hajdarit: Kërkesën ia kam dorëzuar Lleshajt

Publikuar më 28 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rudina Hajdari u shpreh sot në parlament se ka marrë kërcënim në ambientet e parlamentit dhe kërkoi nga kryetari Gramoz Ruçi që të merren masa para se të ketë viktima.

Ruçi u shpreh se kërkesën e saj ia kishte dorëzuar Ministrisë së Brendshme.

"Iu kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda godinës të bëjnë detyrën.

Kërkesën tuaj ia kam dorëzuar Ministrisë së Brendshme për shqetësimet që keni trajtuar", tha Ruçi.

Por cili ishte denoncimi i deputetes Rudina Hajdari

"Zoti kryetar para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që të siguroni ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Gjithashtu ju kam kërkuar të siguroni ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet.

Kam pasur raste që persona kanë ardhur në zyrën time dhe më kanë kërcënuar. Nuk mundet që kjo të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Ju lutem, zoti kryetar merrni masa para se të kemi një viktimë këtu në Parlament.

Ju kërkoj edhe njëherë se siç janë masat këtu në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të njëjtat masa edhe në Kryesinë e Kuvendit.

Asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar mirë, asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime me persona të tjerë dhe të shantazhojë deputetët e tjerë. Duhet të jemi serioz. Ju lutem zoti kryetar më duhet një përgjigje në lidhje me atë shkresë dhe të merren këto masa sa më shpejt të jetë e mundur."