Rajon-Botë

Rajon-Botë

Sondazhet tregojnë se zgjedhjet e 12 dhjetorit në Britani i fitojnë konservatorët

Publikuar më 02 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sondazhet e para në Britani tregojnë se Partia Konservatore e kryeministrit britanik Boris Johnson, do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit.

Në vend se të largohen nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, votuesit tani po përballen me fillimin e një fushate zgjedhore.

Johnson i quajti zgjedhjet mundësi për ta zhbllokuar krizën politike që ia kishte pamundësuar largimin e Britanisë nga Blloku evropian dhe ka minuar besimin në ekonomi.

E, sipas sondazheve, Partia Konservatore po udhëheq ndaj Laburistëve me 15 deri në 17 pikë përqindje.