Rajon-Botë

Rajon-Botë

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë: Më thanë të shkruaja pozitivisht për Trumpin

Publikuar më 06 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch tha se një zyrtar i administratës së presidentit Trump i kishte thënë se duhet të shprehte në Twitter mbështetjen për presidentin Donald Trump, nëse donte të mbante punën, sipas tekstit të zbardhur të dëshmisë së saj për para ligjvënësve, që u bë publik të hënën.

Diplomatja Yovanovitch tha se ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland e kishte këshilluar që të tregonte hapur mbështetjen për zotin Trump, pasi ajo ishte akuzuar nga media e djathtë se ishte armiqësore ndaj presidentit.

Teksti i zbardhur i dëshmisë së zonjës Yovanovitch para ligjvënësve në tetor, u bë publik të hënën nga tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve që po merren me hetimin e për procesin e shkarkimit të presidentit Trump. Republikanët e kanë kritikuar hetimin e drejtuar nga demokratët, pasi nuk i kanë bërë intervistat publikisht.

Sipas tekstit, ish-ambasadorja Yovanovitch u tha ligjvënësve se kishte dëgjuar akuza më media sipas së cilave ajo i kishte thënë stafit të saj në ambasadë të injoronte urdhrat e presidentit pasi ai do të shkarkohej.

"Ajo akuzë është e rreme. Nuk ia kam thënë kurrë një gjë të tillë as kolegëve të ambasadës, as ndonjë njeriu tjetër", tha ajo.

Zonja Yovanovitch, një diplomate karriere u shkarkua në maj, disa muaj para afatit. Presidenti Trump e kishte përshkruar atë si "një lajm të keq" në telefonatën e tij me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Ajo u tha ligjvënësve se ishte ndjerë e tronditur dhe e kërcënuar, kur kishte marrë vesh se Presidenti Donald Trump kishte folur për të gjatë telefonatës.

"Isha shumë e shqetësuar", tha ajo/VOA.

Zonja Yovanovitch tha se kishte mësuar vitin e kaluar se avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani kishte kontakte me ish-kryeprokurorin ukrainas, Yuri Lutsenko, "dhe se ata kishin pasur plane, dhe se do të ndërmerrnin veprime, përfshirë kundër saj".

Hetimi i udhëhequr nga demokratët përqendrohet tek fakti nëse zoti Trump bllokoi 391 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, me kushtin që t'i zhbllokonte vetëm nëse Ukraina hetonte një nga rivalët kryesorë të njërit prej rivalëve kryesorë demokratë të zotit Trump për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe të birin e tij, Hunter Biden, që kishte punuar për një kompani ukrainase gazi.