Rajon-Botë

Rajon-Botë

Konfirmohet zyrtarisht për 7 viktima në Shqipëri

Publikuar më 26 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Mbrotjes e Shqipërisë Olta Xhaçka thotë se është rritur numri i viktimave. Ajo tha se janë regjistruar 7 viktima në gjithë Shqipërinë, të paktën deri tash. Ndërsa, raportohet mbi 100 të lënduar.

Ajo tha se njësitë emergjente janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar kush është në gjendje të rëndë. Madje të përfshirë janë edhe forcat ushtarake dhe policore.

3 viktima janë regjistruar në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbinë raporton Koha.net.

Xhaçka në konferencë për media në Shqipëri kërkoi për qetësi dhe të largohet frika dhe panika.

08:33

Shkon në 6 numri i të vdekurve, qindra të tjerë raportohen të plagosur

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmon: Shkon ne 6 numri i te vdekurve nga termeti. 1 në Kurbin, dy në Thumanë e 3 në Durrës.

Vijojne operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë dhe në Durres. Ato janë dy zonat më të goditura nga tërmeti ku ka shembje të pallateve.

Shqipëria tronditet nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për t'u pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

08:11

Në Shqipëri raportojnë për njerëz të gjallë nën rrënoja

Forcat e Armatosura njoftojnë se në Thumanë, aty ku janë shembur tre pallate, raportohet për persona të gjallë nën rrënoja.

FA dhe ekipet e emergjencave, siç raporton abcnews në Shqipëri, po punojnë për heqjen e materialeve inerte, për të bërë të mundur shpëtimin e personave që kanë ngecur për më shumë se tre orë.

Dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga rrënojat e një pallati në Thumanë, ndërsa dy gra u nxorën të pajeta.

07:58

Nxirret një tjetër trup i pajetë në Thumanë, shkon në 4 numri i viktimave

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Raportohet për tri viktima nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria tronditet nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit. Ndërkohë në Kurbin një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër.