Rajon-Botë

Rajon-Botë

Një tjetër tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Publikuar më 26 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një tjetër tërmet rreth orës 10:20 ka goditur Shqipërinë, i cili është ndjerë edhe në Kosovë.

Magnituda e këtij termeti ishte 5.4.

08:36

Edhe një tjetër tërmet në Shqipëri

Një tjetër tërmet është regjistruar në Shqipëri rreth orës 08:28.

Abc news raporton se epiqendra vazhdon të jetë Detin Adriatik, në një thellësi prej 2 km dhe ka patur një magnitudë prej 5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti më i fuqishëm mëngjesin e sotëm ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit me magnitudë 6.4 që u ndje edhe në Kosovë.

07:41

Edhe një tërmet në Shqipëri ndihet në Kosovë

Edhe një tërmet në Shqipëri është ndjerë mëngjesin e sotëm në Kosovë.

Siç raportoi topchannel ky ishte tërmeti i 17 vetëm ditën e sotme.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 07:15 të mëngjesit.

 

04:00

Tërmet i fuqishëm në Kosovë, epiqendra në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm prej 6.3 ballësh ka ndodhur në Shqipëri, me ç'rast u dëgjua edhe në Kosovë.

Tërmeti fillimisht u regjistrua në Shqipëri, më pas u dëgjua në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi, Kroaci, Greqi e Itali.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik ka thënë se pas tërmetit të parë kanë ndodhur edhe tre të tjerë më të vogël, raporton Koha.net.

Qendra botërore për mbikëqyrjen e tërmeteve ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 10 kilometra afër Durrësit dhe me një magnitudë prej 6.3 ballësh.

Tërmeti i parë u shënua 6.3. Të tjerët 4.6, 4.4 dhe 4.0.