Rajon-Botë

Rajon-Botë

Zjarrfikësi italian thotë se në zonën e ish-Kënetës "ka sinjale për të gjallë"

Publikuar më 28 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë trupat në rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës, ku në ndihmë kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse italiane.

Gjatë kërkimeve, një nga zjarrfikësit italianë, Michelangeo Saporito, tha për Balkanweb se ka pasur sinjale për shenja jete të personave nën rrënoja.

"Ndjehen sinjale që mund të na drejtojnë drejt kërkimeve të personave të familjes Lala nën rrënojat e vilës 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës. Shpresojmë që personat të jenë ende gjallë, ne do të vijojmë kërkimet deri sa të kemi forcën dhe të nxjerrim të gjithë personat nga rrënojat, shpresojmë edhe të gjallë. Ne do të vijojmë të punojmë pavarësisht kushteve të motit. Derisa nuk krijohet rrezik për forcat e kërkim-shpëtimit, ne do të vijojmë operacionin pa ndalur", ka thënë Saporito.