Rajon-Botë

Rajon-Botë

Dy deputetë të Venezuelës e shpallin veten kryetar të kuvendit

Publikuar më 06 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Dy ligjvënës në Venezuelë e kanë shpallur veten kryetar të kuvendit pas një dite me tensione në skenën politike të shtetit në krizë.

Lideri i opozitës, i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, Juan Guaido, dhe rivali i tij, Luis Parra, të dielën e shpallën veten kryetar të kuvendit.

Guaido, i cili po synonte të merrte mandat të ri në këtë post, tha se policia ia ndaloi hyrjen në ndërtesën e kuvendit.

Në disa pamje të publikuara, ai shihet duke u përpjekur të kapërcejë një rrethojë të metaltë për të hyrë në kuvend.

Një vit më parë, Guaido e kishte shpallur veten president të përkohshëm të Venezuelës, veprim që ishte përkrahur nga gati 60 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.

Megjithatë, pas një viti të përpjekjeve të dështuara për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Maduro, Guaido tash për mundohet të ruajë unitetin e opozitës.

Në anën tjetër, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, Maduro arriti të qëndrojë në pushtet, kryesisht për shkak të përkrahjes që e gëzon nga ushtria, shkruan "BBC", transmeton Gazeta Express.