Rajon-Botë

Rajon-Botë

Kroacia në krye të Presidencës së BE-së

Publikuar më 11 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Gjatë kryesimit kroat priten hapa konkretë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe RMV-së në BE

Në nisjen zyrtare të Presidencës Kroate, në Zagreb, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se bashku me Kryeministrin Andrej Plenkoviq do të angazhohen javët që vijnë për të dhënë, me shpresë, një sinjal të qartë ndaj vendeve aspirante të Ballkanit. Michel e përfshiu zgjerimin në pikën e tretë të përparësive të punës së pritshme me kroatët këto gjashtë muaj.

"Si mund të garantojmë më shumë qëndrueshmëri, më shumë siguri në fqinjësinë tonë. Si të jetë e mundur të japim, nga ana e Bashkimit Evropian, një sinjal të fortë e të qartë ndaj fqinjëve ? Si dhe në lidhje me procesin e zgjerimit, posaçërisht për dy vende, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Dhe ne patëm disa muaj më parë në Këshillin Evropian një vendim shumë të rëndësishëm strategjik. Por vërejtëm se nuk qe e mundur të arrihej një marrëveshje në Këshill.

Kjo do të thotë se do të jetë shumë e rëndësishme në javët e ardhshme që së bashku me kryeministrin Plenkoviq, do të jemi shumë të angazhuar për të zhvilluar një përgatitje politike më të fuqishme në mënyrë që të bëjmë qartësi dhe të japim, shpresoj, një sinjal të qartë.

Kjo do të thotë se, shpresoj, të jetë e mundur të përparojmë në modernizimin e procesit të zgjerimit dhe të shohim si është e mundur të japim qartësi për vendet e ndryshme",-tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

"Ne do ti japim mbështetjen e duhur fqinjëve tanë në rajon dhe shpresojmë se ky samit do ti japi ritëm marrëdhënieve me vendet në dhjetë vitet e ardhshme, dhe ne shpresojmë të gjejmë zgjidhje për problemin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Për këtë fola këtë javë me zotin Macron në Paris, do të flas me komisionerët evropian këtë javë dhe do të flas dhe me Angela Merkel në Berlin të enjten. Është një temë shumë e rëndësishme për në për të cilën punojmë me shumë forcë. Samiti do të hapë një faqe të re në historinë e procesit të zgjerimit.", -tha Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë.

Pas propozimit të Komisionit Evropian për metodologjinë në fund të muajit janar, është samiti i muajt Mars data që synohet për marrjen e një vendimi të mundshëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në samitin e Zagrebit në maj vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit pritet të përforcojnë mbështetjen ndaj procesit/Euronews Albania.