Rajon-Botë

Rajon-Botë

Studentët iranianë nuk pranojnë të shkelin flamurin e SHBA-së

Publikuar më 13 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Qindra studentë iranianë u mblodhën për të protestuar, por një gjest i tyre ka marrë gjithë vëmendjen e mediave botërore.

Pavarësisht situatës, ata nuk kanë pranuar të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit, mes marshimeve antiqeveritare në vend, transmeton Shqip raportimet e mediave botërore.

Pamjet e filmuara në Universitetin "Shaheed Beheshti" të dielën tregojnë se turmat përpiqet të shmangë shkelje me këmbë të flamujve.

Regjimi i Ali Khamenei thuhet se ka pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit që studentët të ecin sipër, si një shenjë mosrespektimi.

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën përpara portës së Universitetit të Teknologjisë Amirkabir pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran, për të protestuar kundër qeverisë dhe udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.