Rajon-Botë

Rajon-Botë

Senati nis gjykimin e Trumpit

Publikuar më 17 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Senati i Shteteve të Bashkuara ka filluar me gjykimin e presidentit Donald Trump, me leximin e neneve të procesit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, transmeton KTV.

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, lexoi para Senatit artikullin e parë që e ngarkon presidentin me akuzën për abuzim me pushtetin, ndërsa neni i dytë ka të bëjë me pengimin e hetimeve në lidhje me skandalin e telefonatës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

E, në nenin e Kushtetutës në lidhje me procesin e shkarkimit, thuhet se Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqinë për të nisur hetimet për shkarkim, ndërsa Senati ka fuqinë e pavarur që të tentojë ta çojë deri në fund këtë proces.