Rajon-Botë

Rajon-Botë

OBI nesër takim të jashtëzakonshëm për Palestinën

Publikuar më 03 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) do të zhvillojë nesër takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm në qytetin Xheda të Arabisë Saudite për të diskutuar të ashtuquajturin "Plani i paqes" të presidentit të SHBA've, Donald Trump.

Në deklaratën e OBI't në Twitter thuhet se në takimin që do të mbahet nesër në Xheda nga Komiteti Ekzekutiv i Emergjencës me Pjesëmarrje të Hapur në nivel të ministrave të Jashtëm do të diskutohet mbi çështjen e Palestinës dhe qëndrimin e organizatës për "planin e paqes".

Në takimin e OBI't në Xheda, Turqia do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavu?o?lu.