Rajon-Botë

Rajon-Botë

Vendimi për Trumpin konsiderohet "normalizim i të jashtëligjshmes"

Publikuar më 06 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Liderja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka akuzuar presidentin Donald Trump dhe republikanët në Senat për "normalizimin e të jashtëligjshmes" gjatë procesit të gjykimit ndaj presidentit.

Në një komunikatë për media, Pelosi ka thënë se republikanët në Senat e tradhtuan Kushtetutën teksa Trumpi mbetet kërcënim për demokracinë amerikane, raporton KTV.

Ngjashëm ka reaguar edhe lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Shfajsimin e Trumpit në Senat e ka quajtur një fitore të Pirros. Ai ka deklaruar se të tillë do ta njoh historia presidentin Trump. Ai ka shtuar se gjykimi i tij mbetet njëri prej mbulimeve më të mëdha në historinë e shtetit amerikan.

Një fitore e Pirros quhet ajo që fitohet, por realizohet me shumë humbje. Fitore e Pirros njihet si e tillë pasi mbreti ilir i priu një ushtrie greke për t'i mposhtur romakët në Heraklea në vitin 280 para lindjes së Krishtit.