Rajon-Botë

Rajon-Botë

Britani, mbyllet qendra mjekësore, një pjesëtar i stafit me koronavirus

Publikuar më 11 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Një qendër mjekësore në Brighton, Britani është mbyllur për shkak se një pjesëtar i stafit është diagnostikuar me koronavirus.

Javën e kaluar, autoritetet konfirmuan një rast të një personi të prekur. Sipas BBC, qendra mjekësore u mbyll si masë parandaluese për të mos përhapur sëmundjen.

Në 6 shkurt, një shtetas britanik, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusit.

Ai kishte udhëtuar në Singapor nga ku dyshohet dhe se e ka marrë virusin. Tani ai ndodhet i izoluar në një resort në alpet franceze së bashku me 5 persona të tjerë të diagnostikuar me koronavirusin.