Rajon-Botë

Rajon-Botë

Koronavirusi i merr jetën shefit të spitalit të Wuhan

Publikuar më 18 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë lajmëruar vdekjen e Drejtorit te Spitalit të Wuhan, vatrës se koronavirusit.  Në të njëjtin spital te premten ndërroi jete edhe një infermier.

Pikërisht nga kjo zone shpërtheu dhe epidemia e koronavirusit. Ndërkohë 10 ditë më parë në këtë spital një mjek tjetër, nuk i mbijetoi infektimit.

Li Wenliang, ishte i pari qe dha alarmin për shpërhapjen e virusit, por nuk u dëgjua gjerësisht nga kolegët dhe autoritetet.

Ndërkohë, në qytetin vatër të virusit, një ndër pacientët e infektuar u kurua me plazmën e gjakut të mbledhur nga personat e shëruar, dhe ka arritur të dalë nga spitali.