Rajon-Botë

Rajon-Botë

OKB: Konflikti izraelito-palestinez të zgjidhet me krijimin e dy shteteve

Publikuar më 25 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka përsëritur mbështetjen për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez përmes krijimit të dy shteteve.

Si raportojnë mediet ndërkombëtare, është ky reagimi i parë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth çështjes izraelito-palestineze, prej se presidenti i SHBA-së, Donald Trumoi e prezantoi në janar planin për zgjidhjen e konfliktit disadekadësh.

Plani i Trumpit është pritur pozitivisht prej palës izraelite, derisa palestinezët e kanë hedhur poshtë në mënyrë të prerë.

Në kumtesën e së hënës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilën kanë votuar të pesëmbëdhjetë shtetet e Këshillit të Sigurimit, përfshirë SHBA-në, nuk përmendet plani i Trumpit dhe as pretendimet palestineze për krijimin e një shteti që do të përthekonte tërë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor - territore këto të okupuara prej Izraelit gjatë luftës së 1967-tës në Lindje të Mesme.

Plani i Trumpit, që është prezantuar me pompozitet kah fundi i janarit në Shtëpi të Bardhë, parasheh sovranitet për Izraelin mbi një pjesë të madhe të Bregut të okupuar Perëndimor, derisa nuk përmendet fare synimi palestinez për shtet të pavarur.

Në vend të kësaj, në planin e Trumpit, palestinezëve iu ofrohet një autonomi e kufizuar, por me kushtin e respektimit të kërkesave të shumta midis të cilave edhe demilitarizimi.