Rajon-Botë

Rajon-Botë

Frikë në Britaninë e Madhe, brenda dy javësh mund të përfundojë si Italia

Publikuar më 11 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Mbretëria e Bashkuar mund të shkojë drejt një krizë të koronavirusi si ajo që ka goditur fort Italinë, paralajmërojnë ekspertë të rëndësishëm vendas.

Një ditë më parë, fqinji ynë përtej Adriatikut bllokoi të 60 milionë banorët e tij dhe ndaloi lëvizjen mes qyteteve në një përpjekje drastike për të frenuar shpërthimin e epidemisë, që ka marrë me qindra jetë njerëzish e ka infektuar mijëra të tjerë. Një shkencëtar, i cili ka verifikuar situatën në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se dhe Britania po ndjek të njëjtën trajektore e brenda dy javësh, mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me atë të Italisë, ku nga 21 shkurti, numri i infektimeve ka mbërritur në gati 9000.

Në Angli po kështu, kapërceu nga 9 në 373. Profesori i College London University, Dr Francis Balloux, thotë se situata në Itali është thjesht dy apo tre javë para nesh. Sipas tij, edhe Britania mund të përballet me një lloj karantine si ajo që ka gjunjëzuar Italinë. Deri tani, Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë masa drastike kundër shtrirjes së koronavirusit, përhapjen e të cilit, zyrtarët britanikë një ditë më parë u shprehën të bindur se mund ta frenojnë. Grafikët e postuar nga një tjetër shkencëtar i njëjtit universitetet, Mark Handley, tregojnë se gjasa për një shpërthim të sëmundjes që ndjek të njëjtën trajektore me atë të Italisë kanë edhe Gjermania, Franca, Spanja, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra. Në të gjithë këto vende, është vënë re një shtim i rasteve me gati 33 përqind në ditë, ndërkohë që në Japoni, ky ritëm ka qenë më i ulët.