Rajon-Botë

Rajon-Botë

9 të vdekur dhe 670 të infektuar me koronavirus në Turqi

Publikuar më 21 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670, ndërsa i viktimave në 9.

Koca, këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se në 24 orët e fundit janë testuar 3.656 të dyshuar.

"Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar", u shpreh Koca.

Ministri turk gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e të moshuarve./tch