Rajon-Botë

Rajon-Botë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA sot voton për dërgimin e akuzave kundër Trumit në Senat

Publikuar më 15 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA do të votojë sot për dërgimin e akuzave kundër presidentit Donald Trump në Senat.

Kryetarja Nancy Pelosi tha se do t'i emërojë, gjithashtu, demokratët që do të ndjekin çështjen kundër Trumpit në gjyqin politik në Senat. Republikani Trump akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, transmeton KTV.

Gjykimi politik ndaj presidentit do të zhvillohet në Senat. Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, që miratoi ngritjen e akuzave, ndërsa Senatin e kontrollojnë republikanët, dhe asnjë republikan nuk pritet të votojë për shkarkimin e presidentit.