Rajon-Botë

Rajon-Botë

E vetmja që i kërkoi Kuvendit t’i përgjigjej Presidentit për bashkëpunim, Rudina Hajdari takohet me Metën

Publikuar më 16 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetja e opozitës së re parlamentare Rudina Hajdari është takuar me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime brenda grupit të opozitës së re bëjnë me dije se Rudina Hajdari është pritur në takim nga Presidenti Meta.

Nuk dihen detaje, por burimet sqarojnë se Presidenti Meta e falënderoi deputeten Hajdari për qëndrimet dhe iniciativat e saj parlamentare.Kujtojmë se Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit t'i përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.