Rajon-Botë

Rajon-Botë

Malta shpëton 37 imigrantë afrikanë

Publikuar më 24 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një grup prej 37 imigrantëve është strehuar në Valleta, pasi janë shpëtuar nga autoritetet të dielën.

Imigrantët që ia kishin mësyrë Evropës me një gomone, u shpëtuan, pas një alarmi që dhanë rojat bregdetare në Maltë.

Të gjithë imigrantët, të cilët vijnë nga, Pakistani, Nepali, Sudani e Siria, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vendosur në bazën detare të Pietas në afërsi të kryeqytetit maltez.

Malta ka qenë pjesë e shteteve evropiane që shprehën gatishmëri për të shpëtuar dhe strehuar imigrantët që vijnë nga Deti Mesdhe.