Rajon-Botë

Rajon-Botë

Pompeo: Vrasja e Soleimanit është pjesë e një strategjie më të gjerë kundër armiqve

Publikuar më 14 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se gjenerali Iranian, Qasem Soleimani është vrarë si pjesë e një strategjie më të gjerë për parandalimin e sfidave që vijnë nga armiqtë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Universitetin e Stanford-it, ai nuk i përmendi sulmet e planifikuara nga Soleimani. Deklarata e tij ishte përgjigje ndaj sulmit me dron të 3 janarit kundër zyrtarit të dytë më të fuqishëm të Iranit.

Ligjvënësit demokratë dhe disa ligjvënës republikanë e kanë kritikuar administratën amerikane për mbrojtjen e politikave për sulme të hapura. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më parë se katër ambasada të Shteteve të Bashkuara kanë qenë të rrezikuara nga sulmet e planifikuara të Iranit.

Të hënën, kreu i Shtëpisë së Bardhë i hodhi benzinë zjarrit të debatit, duke thënë se vërtet nuk ka rëndësi nëse Soleimani paraqiste kërcënim të menjëhershëm apo jo.

"Rëndësia e parandalimit nuk ka të bëjë vetëm me Iranin. Në të gjitha rastet, ne duhet t'i parandalojmë armiqtë që ta mbrojmë lirinë. Ky është i tërë qëllimi i punës së presidentit Trump, për ta bërë ushtrinë më të fuqishme që e kemi pasur ndonjëherë", tha Pompeo.

Ai i përmendi ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës, shtimin e ushtrimeve detare në Detin Jugor të Kinës dhe vendosjen e taksave ndaj mallrave kineze si pjesë e strategjisë parandaluese të qeverisë amerikane, shkruan "The Guardian", transmeton Gazeta Express.