Rajon-Botë

Rajon-Botë

Talebanët vrasin të paktën 37 oficerë afganë sigurie

Publikuar më 14 Nëntor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Të paktën 37 oficerë të forcave afgane të sigurisë u vranë gjatë një sulmi të papritur nga talebanë të armatosur në disa zona në pjesën jugore dhe perëndimore të Afganistanit, njoftuan sot zyrtarët lokalë.

"Një grup luftëtarësh talebanë sulmuan 15 zona të sigurisë në qarqet Zheray dhe Maiwand të Kandaharit, në kufi me provincën e sulmuar të Helmand", sipas një zëdhënësi të policisë së Kandaharit, Matiullah Hilal.

"Gjatë sulmit janë vrarë 37 oficerë policie dhe disa të tjerë janë plagosur," tha Hilal, duke shtuar se përleshjet midis talebanëve të armatosur dhe forcave të sigurisë kishin nisur dje në mbrëmje dhe kishin vazhduar deri sot në mëngjes.

"Gjatë sulmit u përdorën bomba dhe armë të rënda", deklaroi Hilal.

Sipas deklaratës së Hilal, forcat afgane të sigurisë u tërhoqën nga sulmi, ndërsa talebanët pësuan humbje të mëdha duke shtuar se gjatë përleshjes kanë vdekur rreth 45 militantë dhe 35 të tjerë janë plagosur.