Rajon-Botë

Rajon-Botë

Trajkoviqi bën kallëzim penal ndaj Vuçiqit e Gjuriqit

Publikuar më 15 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Siç raporton FoNet, në kallëzimin penal thuhet se Vuçiqi dhe Gjuriqi kanë kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë, kurse Gjuriqi edhe veprën penale "shkelje e fshehtësisë së procedurës".

Vuçiqi thuhet aty, ka deklaruar se "historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të 'krahinës' dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkoviq me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kujtojmë se Trajkoviq, disa herë kishte thënë se ishte pikërisht Vuçiqi ai i cili po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, në kallëzimin penal gjithashtu thuhet se Gjuriqi "më 22 prill, mes tjerash, theksoi se 'Rada Trajkoviq është vetëm njëra nga pjesëmarrësit e një fushatë të organizuar për rrënimin e reputacionit të shtetit (Serbisë) dhe institucioneve tjera".

Në kallëzimin penal gjithashtu thuhet se Vuçiqi e Gjuriqi pa u bazuar askund dhe rrejshëm akuzojnë Trajkoviqin se është tradhtare e popullit serb, bashkëpunëtore e armiqve të shtetit dhe popullit dhe se punon për shërbimet e huaja të inteligjencës.