Rajon-Botë

Rajon-Botë

Zgjedhjet evropiane në Francë, kthehen në duel mes Macronit dhe Le Penit

Publikuar më 24 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbështetja në Francë është rritur si për politikanen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ashtu edhe për presidentin e vendit, Emmanuel Macron, thuhet në një sondazh të OpinionWay.

Partia e ekstremit të djathtë, 'Marshi Kombëtar' mbetet e para në sondazhe, madje edhe në sondazhin e fundit të organizuar nga organizata OpinionWay, të publikuar të enjten, madje duke shënuar rritje për 1%.

Marshi Kombëtar, gjendet dy pikë përpara partisë së Macronit, e cila pësoi rritje pasi që partia djathtiste, Partia Republikane, pësoi një rënie të lehtë, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Macron, i cili morri pjesë në fushatë vetëm ditëve të fundit, i ka shikuar zgjedhjet si një betejë mes nacionalistëve anti-emigracion dhe pro-evropianëve "progresivë" siç është ai.

Interesi për zgjedhjet evropiane është rritur shumë në ditët e fundit, dhe organizuesit e sondazheve, thonë se dalja mund të jetë edhe më e madhe se në vitin 2014.

Ambienti, mbetet ndër shqetësimet më të mëdha të votuesve, gjë që e shfrytëzoi Partia e Gjelbër, e cila shënoi një rritje prej 2% në sondazhe.