Sport

Sport

Shqipëria-Moldavia 0:0

Publikuar më 16 Gusht 2012

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kombëtarja shqiptare në futboll nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 ndaj ekipit modest Moldavia, në miqësoren e fundit para fillimit të kualifikimeve për Botërorin Brazili 2014.

Kuqezinjtë kanë krijuar disa raste të mira dhe e merituan fitoren, por topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.
Kuqezinjtë në “Qemal Stafa” npatën disa raste të pastra dhe e merituan fitoren, por topi nuk deshi të futej në rrjetë.

Selektori Gianni De Biasi i ka provuar shumicën e futbollistëve që kishte në dispozicion, në miqësoren e fundit para fillimit të kualifikimeve për Botërorin ‘Brazili 2014'.

Edgar Çani ka pasur dy raste të qindpërqindta në pjesën e parë, kurse moldavët rrezikuan me Arthur Papras.

45 minutëshi i parë nuk ishte prej më të mirëve për shqiptarët. Në atë të dytë rrezikuan Erjon Bogdani, Lorik Cana me kokë, Odise Roshi e Mërgim Mavraj, por sërish porta e kundërshtarit mbeti e paprekur. Në anën tjetër, të vetmin rast mysafirët e patën me sulmuesin Anatoli Doros.

Marrë në përgjithësi, Shqipëria e meritonte së paku një gol, kurse moldavët ishin të parrezikshëm dhe ishin të kënaqur me rezultatin që e nxorën.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Shqipërisë, para fillimit të kualifikimeve për Botërorin ‘Brazili 2014', që nisin muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë, që kualifikimin do ta kërkojnë në Grupin E, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në Shqipëri më 7 shtator ndaj Qipros, kurse vetëm katër ditë më vonë, ekipi i Gianni De Biasit do të jetë mysafir i Zvicrës së Valon Behramit, Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemajlit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit.