Sport

Sport

Shqipëria mposht me meritë Norvegjinë

Publikuar më 22 Mars 2013

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Me një super gol nga Hamdi Salihi në minuten e 67, Shqipëria ka fituar, si mysafir, ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të grupit “E” ndaj Norvegjisë me rezultat 1:0.

Kjo fitore është plotësisht e merituar në bazë të lojës që treguan djelmoshat “kuq e zi”.

Nëpër mot të ftohtë e terren jo fort të përshtatshëm për lojë Norvegjia dhe Shqipëria janë duke zhvilluar ndeshje në kuadër të grupit “E” kualifikues për Botërorin “Brazili 2014”.

Kanë qenë reprezentuesit shqiptarë ata që kanë rrezikuar të parët porten e kombëtares norvegjeze. Salihu pranoj një top te krosuar në qendër dhe me një volej nga pozita qendrore, 15 metra larg portës, gjuajti bukur por drejt në duar të portierit të Norvegjisë.

Kombëtarja e Shqipërisë gjatë gjithë kohës është përkahur nga një numër i konsiderushëm i tifozëve “kuq e zi” të cilët kishin zënë vend në tribunën jugore prap portës.

Shqipëria nuk ka qenë fare inferiore gjatë pjesës së parë të takimit. Kombëtarja “kuq e zi“ zhvillonte lojë bukur të shpejte dhe sapo kishte topin në pronësi vërsulej drejt portës së Norvegjisë.

Një rast shumë të mirë Shqipëria e ka pasur perms debutuesit Basha, në minutën e 27 kur ai u gjend në një pozitë ballore para portierit vendas, gjuajti furishëm, por topi kaloj fare pranë shtyllës pingule.

Ndërsa Norvegjia gjatë pjesës së parë nuk krijoj asnjë rast të mirë për gol, përveç disa gjysëmrasteve në të cilat portieri Etrit Berisha shfaqej mjaftë i sigurt.

Edhe në pjesën e dytë ishte kombëtarja e Shqipërisë ajo që kontrollonte lojën dhe mbante një iniciativë të lehtë në fushë.

Dominimin e vet të lehtë në terren, kombëtarja e Shipërisë e konkretizoj në minuten 67 kur pas një aksioni, mbrojtësi Lila ndalet në mënyrë të palejueshme përbri këndit të 16 metërshit të vendaseve. Goditjen e lirë e egzekutoi Bulku i cili e shërbeu për mrekulli Hamdi Salihun që u lirua në qendër përballë portës dhe në momentin kur e pranon topin gjuan furishëm dhe drejt në këndin e majtë të epërm të portës së Norvegjisë. Portieri vendas vetëm me shikim e pëcrolli topin si u përplas në rrjeten e tij, 1:0 për Shqipërinë. Goli solli qëzim të madh të tifozëve “kuq e zi” të cilët ishin të pozicionuar pikërisht në pjesën prapa golit ku shënoi Salihi.

Në nivel të detyrës ka qenë portieri Etrit Berisha i cili në minutën 78 ka pritur një gjuajtje të fortë të një prej sulmuesve norvegjez, duke e dëbuar topin në korne.

Shqipëria krijoj edhe një rast të mirë në minuten 81 kur Roshi depërtoi nga krahu i majtë krosoi në qendër por aty për pak u vonuan sulmuesit e Shqipërisë për t'ja ndrruar drejtimin topit për në rrjetë.

Në minutën e 88 referi ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë që automatikisht do të thotë edhe të kuqin, mbrojtësin Lila i cili ndërpreu një aksion të vendasve para zonës së rreptësisë.

Minutat e fundit Shqipëria i luajti me 10 lojtar në fushë, por megjithate arriti ta ruaj epërsinë e krijuar dhe me fitore plotësisht të merituar kthehet kokë lartë nga Oslo e Norvegjisë.

Tani kombëtarja e Shqipërise pas 5 ndeshjeve ka të tubuara 9 pikë sa ka edhe Islanda që ka mposhtur Slloveninë (2:1). Këto dy kombëtare ndaj pozitën e dytë në tabelë, pas Zvicrës. /kosovain.eu/