Sport

Sport

Këto pesë gjëra duhet t’i mbani sekret!

Publikuar më 03 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka disa gjëra të cilat është gjithmonë më mirë t'i mbani për vete. T'i tregoni botës rreth tyre, thjesht nuk do t'iu sjellë asnjë gjë të mirë. Edhe pse mund të keni nevojë ndonjëherë t'i thoni ato me zë të lartë, duhet ta dini që pasi t'i thoni nuk do të ndryshojë asgjë. Kështu që më mirë të mos i dinë të gjithë njerëzit që iu rrethojnë.

1. Mos tregoni me detaje planet tuaja ambicioze
Qëndroni të rezervuar përsa i përket ambicieve dhe planeve tuaja, të paktën deri në momentin që arrini t'i përmbushni ato. Ndonjëherë planet tuaja mund të mos jenë të mirëmenduara apo mund të kenë gjëra për të cilat do të ndryshoni mendje, prandaj nuk është e nevojshme t'ia u thoni të gjithëve dhe më pas të justifikoni çdo ndryshim që del gjatë rrugës. Gjithashtu mos harroni që gjithmonë mund të jetë dikush i gatshëm për të zënë vendin tuaj apo t'iu vjedhë idetë.

2. Mos tregoni gjithmonë për veprimet humane që bëni
Të bëni diçka të mirë për dikë dhe të mos prisni një shpërblim, iu bën ju një njeri akoma më të mirë. Sa herë që tregoni sesa e keni ndihmuar dikë, apo sesa bamirësi keni bërë duket sikur po kërkoni që kjo gjë t'iu kthehet mbrapsht. Zakonisht kjo sjellje merret për arrogancë nga të tjerët. Gjithsesi ju mund ta ndani kënaqësinë tuaj rreth asaj që bëtë me një person të afërt, i cili nuk do të gjykojë se sa herë do e përmendi atë që keni bërë.

3. Mos tregoni me çdo detaj mënyrën tuaj të jetesës
Nuk ia vlen të mburreni për gjërat që bëni apo për mënyrën sesi jetoni. Qoftë edhe për faktin se po ndiqni një dietë apo zakone të ndryshme që mund të keni. Shpesh herë mund të gjykoheni keq për një zakon tuajin, pavarësisht se ju realisht mund të jeni shumë më ndryshe.

4. Mos tregoni problemet tuaja familjare
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për konfliktet brenda familjes. Është e rëndësishme të mos tregoni as detaje personale të familjarëve tuaj, të cilat ata nuk duan t'i ndajnë me të tjerët. Nuk duhet të tregoni direkt çdo konflikt të vogël që mund të keni apo hatërmbetje, shkruan Anabel. Mos harroni, që gjithmonë familja është ajo që keni pranë më shumë se kushdo.

5. Mos tregoni gjëra të pakëndshme që dini për të tjerët
Nuk është e këndshme të tregoni veprimet apo fjalët e këqija që të tjerët mund të kenë thënë. Personi që iu dëgjon teksa i tregoni këto gjëra, vihet në siklet dhe ndonjëherë nuk ka fare dëshirë të zbulojë gjëra të shëmtuara për dikë tjetër. Gjithashtu duke bërë këtë gjë, ju jepni përshtypjen e një njeriu që gjithmonë flet pas krahëve dhe kjo gjë si pëlqen askujt.