Sport

Sport

Isco i kundërpërgjigjet kritikëve të gjyqtarit

Publikuar më 19 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Isco i është kundërpërgjigjur kritikëve të fitores së Real Madridit ndaj Bayern Munichut, duke thënë se gjermanët u shpërblyen me një penallti që nuk ekzistonte.

Në ndeshjen e dytë të çerekfinales Bayerni u trondit nga disa vendime të diskutueshme të gjyqtarit Viktor Kassai, por Isco insistoi se Casemiro nuk kishte ndërhyrë ndaj Arjen Robbenit në penalltinë e akorduar.

"Vuajtëm shumë, por e arritëm atë që donim", ka thënë Isco pas ndeshjes.

"E rëndësishme ishte kalimi tutje dhe isha me fat që luajta nga fillimi. Ne patëm raste të pastra për gol, por ekipi nuk ra poshtë. Skandaloze? Ky është futbolli, në Munich ata fituan një penallti që nuk ekzistonte".

"Vendimet? A kanë qenë të drejta apo të gabuara unë nuk arrita t'i shoh".