Sport

Sport

Mourinho: Unitedi i motivuar për Europa Ligë

Publikuar më 19 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka insistuar se ekipi i tij është i motivuar për të kaluar në gjysmëfinale të Europa League, derisa ata po përgatiten që të presin Andrelechtin në ndeshjen e dytë çerekfinale.

Barazimi 1 me 1 në Bruksel favorizon Unitedin për të siguruar gjysmëfinalen në Old Trafford të enjten mbrëma.

Mourinho ka pranuar se Europa Ligë nuk ishte prioritet i klubit në fillim të sezonit, por gara është bërë e rëndësishme në fazat e fundit.

"E para është që motivimi është i lartë. Te një klub si Unitedi, kur ju filloni Europa Ligën, nuk keni motivim të lartë, por kjo ishte në shtator", ka thënë Mourinho në konferencën për media para ndeshjes së nesërme.

"Në këtë fazë, ne jemi të motivuar. Në Bruksel treguam se jemi ekip i fortë, por duhet të barazojmë nivelin e motivimit [që kishim me Chelsean], kjo është e rëndësishme".