Sport

Sport

Pas penaltive Lyoni siguron gjysmëfinalen

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një ndeshje e zjarrtë çerekfinale është zhvilluar në "Vodafone Arena" në Stamboll ndërmjet Beshiktashit dhe Lyonit.

Lyoni arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës vetëm pas ekzekutimit të penaltive, transmeton Koha.net.

Beshiktashi arriti që ta çojë ndeshjen në penalti, duke fituar në kohën e rregullt dhe në vazhdime me rezultat 2 me 1, rezultat me të cilin kishte humbur përballjen e parë në Francë.

Për vendasit dy golat i shënoi Anderson Talisca në minutën e 27 dhe 58.

Kurse për mysafirët golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi i rrezikshëm Alexandre Lacazette.

Kurse në penalti më efikase u tregua Lyoni.

Ishte Mitroviq ai që humbi penaltinë e tetë për Beshiktashin, kurse penaltinë vendimtare për Lyonin e shënoi Gonalons.